Zouma: Besoj te fitorja e Conference League

Futboll

Zouma: Besoj te fitorja e Conference League

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 23:49
Kurt Zouma

Mbrojtësi i West Ham, Kurt Zouma, shprehet se beson te fitorja e trofeut të Conference League.

Duke folur për kanalet zyrtare të “Hammers”, Zouma u shpreh se ende mendon që mund ta kishin fituar edhe Europa Leaguen sezonin e shkuar.

“Unë kam besuar fort në aftësinë e kësaj skuadre për të ecur deri në finale në këtë kompeticion, që nga dita e parë, veçanërisht pasi arritëm në gjysmëfinale të Europa League sezonin e kaluar.

Unë ende mendoj se ne mund ta kishim fituar edhe atë kompeticion, ose të paktën të shkonim në finale, por mund të ndjeni se këtë herë ka diçka shumë të veçantë.

Arritja në këtë finale është një arritje e madhe, për të cilën jemi të gjithë krenarë dhe tani duam ta fitojmë ndeshjen për tifozët”-tha ai.

Më tej mbrojtësi deklaroi se për Fiorentinën do të jetë një ndeshje e vështirë, ndërsa shtoi se i kanë analizuar mirë “violët”.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne kemi filluar t’i vëzhgojmë në seancat analizuese dhe të shohim se çfarë bëjnë taktikisht.

Ata kanë mënyrat e tyre për të na dëmtuar dhe ne kemi armët tona, kështu që shpresojmë të jemi në gjendje të ofrojmë një ndeshje të bukur për fansat tanë dhe të marrim një fitore të madhe.”-shtoi Zouma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat