​I gjithë stadiumi në lot në lamtumirën e Ibrahimoviçit

Futboll

​I gjithë stadiumi në lot në lamtumirën e Ibrahimoviçit

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 11:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Fitorja e Milanit ndaj Veronës me rezultat 3-1 në “San Siro”, në xhiron e fundit të Serie-A nuk kishte aspak rëndësi sa i përket rezultatit për “Rossonerët”, ndërkohë që Verona do të luaj në barazh për të mbetur në ligë.

Por, edhe pse në stol, vëmendjen kryesore gjatë kësaj ndeshje e mori sulmuesi suedez Ylatan Ibrahimovic i cili në fund të ndeshjes edhe i dha fund karrierës së tij në moshën 41 vjeçare.

Në karrierën e tij të bujshme, shtatlarti suedez ka luajtur për skuadra të mëdha evropiane si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, PSG dhe Milan.

Në përshëndetjen e tij me skuadrën dhe tifozët, Ibra shpërtheu në lot, ashtu sikur bashkëlojtarët e tij, drejtuesit e klubit, por edhe tifozët në tribina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat