Ish-trajneri i Dritës prezantohet te Shkëndija

Futboll

Ish-trajneri i Dritës prezantohet te Shkëndija

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 18:53
Foto nga vendngjarja

Ardian Nuhiu është trajneri i ri i Shkëndijës së Tetovës. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar se marrëveshja është arritur.

"Klubi i Futbollit Shkëndija me kënaqësi komunikon emërimin e Ardian Nuhiut si shef i stafit teknik të KF Shkëndija. Kryesia dhe tekniku 44 vjeçar kanë firmosur kontratë 2 vjeçare, me çka Nuhiu edhe zyrtarisht fillon punën si trajner i Shkëndijës", ka njoftuar klubi nga Tetova.

Nuhiu ka shkuar te Shkëndija pas drejtimit të Dritës së Gjilanit, klub me të cilin fitoi titullin kampion dhe Super Kupën.

Ai ka folur pas firmosjes me klubin, duke u shprehur se do të ndërtohet një skuadër shumë e fortë për të qenë gati për sfidat në Evropë dhe pastaj në kampionat. 

“Ndjehem shumë mirë që jam këtu. Nëse si futbollist arrita që vitin e parë të fitojmë titull, atëherë edhe projekti të cilin e kemi shpalosur këto ditë që kemi biseduar me drejtuesit ka qenë realisht bindës. Personalisht jam gati për këtë sfidë të re. Do të ndërtohet një skuadër shumë e fortë për të qenë gati në sfidat në Evropë, pastaj të futemi në kampionat”, ka thënë Nuhiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat