​E kryer, Reali gjen zëvendësuesin e Benzemas

Futboll

​E kryer, Reali gjen zëvendësuesin e Benzemas

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 08:51
Ancelotti

Real Madridi raportohet se po kalon në fazën përfundimtare të negociatave me Borussia Dortmundin për transferimin e Jude Bellingham.

Raundi pozitiv i bisedimeve u zhvillua të hënën ndërsa Reali dhe Dortmundi janë duke punuar në konkretizimin e disa detajeve mbi bonuset që duhet të përfshihen në kontratë.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes Realit dhe lojtarit për kushtet personale është 100% e sigurt dhe e garantuar që nga muaji prill.

Ideja e “Los Blancos” është që marrëveshja të mbyllet brenda kësaj jave, derisa lojtari është i përgatitur të nënshkruajë marrëveshje të vlefshme deri në qershor 2029 si lojtar i Real Madridit, pra një kontratë gjashtëvjeçare gati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat