Liqeni - Prishtina 01, sonte zhvillohet finalja e dytë në futsal

Futboll

Liqeni - Prishtina 01, sonte zhvillohet finalja e dytë në futsal

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 14:37
Pamje nga një ndeshje

FC Liqeni pret sot FC Prishtinën 01 në kuadër të ndeshjes së dytë finale të play-offit në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve i takoi FC Prishtina 01 vetëm pas penalltive, në një ndeshje dramatike ku rezultati ndryshonte shumë shpesh.

Ndeshja fillon në ora 20:00 dhe zhvillohet në palestrën “Hysni Jetullahu” në Drenas.

Në rast fitoreje të FC Prishtinës, kryeqytetasit shpallen kampion, ndërsa në rast të fitores së Liqenit, do të zhvillohet edhe ndeshja e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat