Spurs kërkon t’i rrëmbejë “djajve” Harry Maguire

Futboll

Spurs kërkon t’i rrëmbejë “djajve” Harry Maguire

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 17:06
Logo e Tottenham

Prej 4 vitesh tashme pjesë e “djajve të kuq” të Manchester United, duket se “aventura” e qendërmbrojtësit anglez

Harry Maguire në “Old Trafford” është drejt fundit, me rivalët e Tottenham, që janë të interesuar për 30-vjeçarin.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes britanike “Daily Mail”, klubi londinez po tregon interes për qendërmbrojtësin e “djajve” dhe tekniku Erik ten Hag, duket se nuk e ka problem shitjen e tij gjatë merkatos së verës.

Ndërkaq, kujtjomë se Maguire u transferua nga Leicester te Manchester United në verën e vitit 2019 për shifrën rekord të 85 milionë paundëve, teksa në sezonin e fundit, Maguire zhvilloi vetëm 31 paraqitje në të gjitha garat për “djajtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat