Djali i Aguero-s “thumbon” parisienët

Futboll

Djali i Aguero-s “thumbon” parisienët

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 18:58
Messi

Ende nuk ka kaluar efekti “lamtumirë Messi” tek PSG, aq sa në rrjetet sociale janë të shumtë përdoruesit dhe fansat që komentojnë ende postimet kushtuar Pleshtit.

Duke parë disa nga përmbajtjet e pranishme në Instagram, mund të shihet edhe një opinion shumë thumbues për klubin francez nga Benjamin Aguero, djali i Sergio, ish-futbollist argjentinas, si dhe mik i ngushtë i Pleshtit.

Në fakt, djali ka publikuar një koment nën postimin e PSG-së duke falënderuar Messin për atë që ka bërë. Fjalët e tij, megjithatë, duket se janë një thumbim i vërtetë për të gjithë klubin:

“Era mucho para ustedes”, fjalët e djalit të Kunit. Në fakt “ishte shumë për ju”.

Me sa duket, djali i ri nuk e ka marrë mirë mënyrën se si u trajtua argjentinasi gjatë qëndrimit të tij në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat