Palmieri: Fiorentina është shumë sulmuese

Futboll

Palmieri: Fiorentina është shumë sulmuese

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 21:18
West Ham

Emerson Palmieri, mbrojtësi i West Ham, foli përpara finales së Conference League kundër Fiorentinës që do të luhet këtë të mërkurë në orën 21:00 në “Fortuna Arena” në Pragë.

Në prononcimin për mediet në prag të finales, Palmieri theksoi se kjo përballje do të jetë shumë e vështirë, pro shtoi më tej se i kanë shpresat te Paqueta.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe e luftuar. Fiorentina ka cilësi, ata luajnë shumë në sulm.

Ne i respektojmë shumë. E njoh mirë skuadrën e Fiorentinës, kam luajtur disa herë kundër saj, e dimë se çfarë vështirësish do të hasim. Megjithatë ne kemi Paqueta-n.

Ai tashmë ka treguar se është një lojtar i madh.

Ai është si një vëlla për mua, ne kemi shpresa të mëdha te ai, shpresojmë që ai të luajë një ndeshje të madhe nesër.”- tha mbrojtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat