Tirana gjen zëvendësuesin e Visar Bekajt

Futboll

Tirana gjen zëvendësuesin e Visar Bekajt

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 23:03
Gentian Selmani

Tirana nuk ka vonuar shumë për të gjetur zëvendësuesin e Visar Bekajt.

Ky i fundit është pezulluar për një vit nga Komisioni i Disiplinës, çka ka detyruar bardheblutë të shikojnë nga tregu i portierëve.

Klubi kryeqytetas ka prezantuar sot gardianin e ri.

Porta bardheblu sezonin e ardhshëm do të mbrohet nga Gentian Selmani.

Një emër mjaft i njohur në futbollin shqiptar dhe që më parë ka luajtur në kampionatin turk si dhe disa herë ka marë ftesën e Kombëtares kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat