Moyes: Finalja e Conference League është kulmi i karrierës sime

Futboll

Moyes: Finalja e Conference League është kulmi i karrierës sime

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 23:16
Moyes

Finalja e Conference League është kulmi i karrierës sime, ka thënë trajneri i West Ham Unitedit, David Moyes.

Skuadra angleze do të ndeshet me Fiorentinën të mërkurën në Pragë. 

West Ham nuk ka arritur në një finale evropiane që nga Kupa e Fituesve të Kupave në vitin 1976.

Moyes nuk ka ngritur kurrë një trofe të madh si trajner.

“Ky është momenti më i madh i karrierës sime", ka thënë ai.

"Është një arritje e madhe të kalosh në një finale evropiane.

Mendoj se nëse do ta thonim këtë në fillim të sezonit njerëzit nuk do ta kishin besuar. Nuk është e lehtë të arrish deri në fund dhe ne kemi qenë konkurrues".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat