Tifozët e Lazios do ta bëjnë Taylor anëtar nderi

Futboll

Tifozët e Lazios do ta bëjnë Taylor anëtar nderi

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 23:23
Tifozët e Lazios

Një tifo-grup i Lazios ka bërë me dije se do ta bëjë arbitrin e finales së Europa League, Anthony Taylor, një anëtar nderi.

Ky vendim sipas tifozëve në fjalë ka ardhur, pasi sipas tyre arbitri iu nënshtrua “agresionit barbar” pas humbjes së Romës ndaj Sevillas të mërkurën e kaluar.

Tifozët e skuadrës italiane, të cilët kanë një rivalitet të ashpër me ekipin e Jose Mourinhos, dolën në mbrojtje të Taylor pasi mbështetësit e Romës vepruan në mënyrë agresive ndaj arbitrit pas humbjes në finale të Europa League.

Mourinho ndezi “zjarrin” duke u përballur me Taylor në parkimin e makinave pas humbjes, duke e etiketuar atë si një “turp” për mos akordimin e një penalltie për Romën gjatë ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat