Pique: Di që në të kaluarën të gjithë thonin se unë, Alba dhe Busquets ishim problemi

Futboll

Pique: Di që në të kaluarën të gjithë thonin se unë, Alba dhe Busquets ishim problemi

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 14:56
Gerrard Pique

Gerrard Pique mori vendimin për të “varur këpucët në gozhdë” në mesin e sezonit të sapopërfunduar, teksa ish-mbrojtësi duke hequr dorë edhe nga rroga, sakrifikoi për të liruar sadopak ngërçin që kishte kapluar klubin në aspektin financiar.

Mirëpo, tashmë kur nga skuadra janë larguar edhe dy veteranë të tjerë si Jordi Alba dhe Sergio Busquets, lojtarë të cilët së bashku me Pique konsideroheshin si një barrë financiare për shkak të rrogave, sërish drejtuesit e klubit po hasin probleme për të transferuar futbollistë.

Në lidhje me këtë situatë, Pique reagoi duke theksuar se tashmë të gjithë e kuptojnë problemet finanaciare nuk ishin për shkakun e tij apo të Busquets e Albës, por prej gabimeve të drejtuesve.

“Jam i lumtur që u tërhoqa sepse në këtë formë i lashë hapësirë Barçës në aspektin financiar, atyre nuk ju duhej të më paguanin më.

Megjithatë, edhe pas kësaj sërish shoh që klubi ka probleme financiare.

Tani po mundohem të gjej se cili është lojtari i radhës që do të largohet.

Di që në të kaluarën të gjithë thonin se unë, Alba dhe Busquets ishim problemi, tani ne jemi larguar dhe Barcelona sërish nuk mund të transferojë futbollistë”, u shpreh Pique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat