Tirana zyrtarizon dy goditje

Futboll

Tirana zyrtarizon dy goditje

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 16:18
Kaina Nunes e Gentian Selmani

Tirana ka zyrtarizuar dy lëvizje të rëndësishme në këtë merkato, duke afruar në ekip portierin Gentian Selmani, i cili ka qenë edhe pjesë e Kombëtares dhe sulmuesin brazilian Kaina Nunes, i cili ka qenë pjesë e Vllaznisë.

Dy lojtarët janë zyrtarizuar nga klubi bardheblu me anë të postimeve në rrjetet sociale. Kaina humbi vendin në formacion te shkodranët pas afrimit të Bekim Balajt.

Në 2 sezone në Superiore, Kaina ka shënuar 12 gola në 52 ndeshje të luajtura, të ndara mes Kastriotit dhe Vllaznisë.

Ndërkohë, portieri 25-vjeçar luajti në 17 ndeshje sezonin e fundit me Laçin.

Ai numëron 4 paraqitje me skuadrën e parë të Shqipërisë, sakaq ka mbajtur veshur plot 17 herë fanellën e kuqezinjve U21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat