Lukaku refuzon të rikthehet në Londër

Futboll

Lukaku refuzon të rikthehet në Londër

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 17:05
Lukaku e Onana

Romelu Lukaku ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë dhe në muajt e fundit ka qenë vendimtar me Interin. Sulmuesi belg nuk dëshiron të rikthehet në Londër, pavarësisht se kërkesa e trajnerit Maurisio Poçetino është që Lukaku të rikthehet.

Ndërkohë, nga ana tjetër Çelsi po ëndërron që të ketë shërbimet e portierit Andre Onana.

Për të diskutuar në lidhje me merkaton, palët kanë vendosur që të takohen pas finales së Championsit, ku edhe do të diskutohet në lidhje me të ardhmen e Lukakut dhe Onanës.

Së fundmi, Interi ka hyrë në garë edhe për shërbimet e futbollistit Ruben Loftus Çik.

Mesfushori është gjithashtu në radarët e Milanit megjithatë duket se gjërat kanë ndryshuar dhe tashmë zikaltërit janë më të avantazhuar në luftën për shërbimet e tij. klubi londinez ka kërkuar 23 milionë euro për shërbimet e 27-vjeçarit, teksa Interi kërkon që ta ulë këtë shifër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat