Shkëndija bën lëvizje të shumta

Futboll

Shkëndija bën lëvizje të shumta

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 17:32
Mevlan Murati

Shkëndija e Tetovës e mbylli sezonin në vendin e tretë në kampionat dhe mungesa e titullit kampion për të dytin vit radhazi ka bërë që lëvizjet në klub të jenë të shumta.

Së fundmi, nga kuqezinjtë është larguar edhe mbrojtësi 29-vjeçar Mevlan Murati.

Ish-mbrojtësi i Partizanit në sezonin 2013-2014 ka mbyllur një aventurë të gjatë me skuadrën nga Tetova, duke u larguar pasi ka luajtur në 9 sezone me kuqezinjtë. Në total, ai ka arritur të fitojë edhe 5 trofe, nga të cilët 3 tituj kampion, një Kupë dhe një Superkupë.

“Fundi i sezonit të kaluar solli skadimin e kontratës së Mevlan Muratit dhe KF Shkëndija i dëshiron futbollistit gjitha të mirat në të ardhmen.

KF Shkëndija dëshiron të shprehë mirënjohjen maksimale për Mevlan Muratin, futbollist që mbrojti ngjyrat e klubit tonë për nëntë sezone. Ai doli nga shkolla e futbollit Shkëndija dhe mbetet pjesë e periudhës më të suksesshme në historinë e klubit tonë.

Mevlan Murati fitoi 5 tituj me Shkëndijën: 3 tituj kampion më LPFMV, 1 Kupë dhe 1 Superkupë të vendit.

Kontributi dhe sjellja shembullore e Mevlan Muratit do të vlerësohet gjithmonë në klub. Secili në KF Shkëndija i uron shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat