Kombëtarja luan miqësore me ekipin U19

Futboll

Kombëtarja luan miqësore me ekipin U19

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 19:34
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot një ndeshje kontrolli si pjesë e planit të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo, kanë zhvilluar një test ndaj përfaqësueses U19, e cila tanimë drejtohet nga ndihmëstrajneri i brazilianit, Ervin Bulku.

Edhe pse me një grup të reduktuar, pasi nuk kanë mbërritur ende të gjithë lojtarët e grumbulluar nga tekniku për këto sfida, Silvinjo ka dashur të shohë gjendjen e atyre që kanë disa ditë që stërviten nën urdhrat e tij.

Ata që janë stërvitur veçmas dhe nuk kanë marrë pjesë në ndeshje ishin Çikalleshi, Mitaj dhe Laçi, të cilët është preferuar që të mos marrin shumë ngarkesa fizike.

FSHF bën të ditur se vetëm ditën e nesërme do të plotësohet grupi i lojtarëve të grumbulluar, pasi të mbërrijnë edhe futbollistët të cilët kishin impenjimet e fundit me klubet përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat