Luhet finalja e dytë europiane e sezonit, formacionet Fiorentina - West Ham

Futboll

Luhet finalja e dytë europiane e sezonit, formacionet Fiorentina - West Ham

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 19:53
Logo Fiorentina - West Ham

Fiorentina dhe West Ham luajnë sot përballë njëra-tjetrës ndeshjen finale të Ligës së Konferencës, në edicionin e dytë të këtij turneu.

Do të jetë një përballje interesante mes një klubi italian dhe një anglezi, që kërkojnë një vend në histori.

Trajneri Italiano i Fiorentinës ka përzgjedhur Joviç nga minuta e parë në vend të Kabral në majën e sulmit, duke shpresuar që të ketë bërë goditjen e duhur. Ndërsa nga ana tjetër, Mojes i beson si zakonisht Antonio të avancuar me mbështetjen e treshes Bouen-Pakueta-Benrahma.

Fiorentina (4-2-3-1): Terraçiano; Dodo, Milenkoviç, Ranieri, Biragi; Amrabat, Mandragora; Gonzalez, Bonaventura, Kouame; Joviç.
Trajner: V. Italiano

West Ham (4-2-3-1): Areola; Kufal, Zuma, Aguerd, Emerson; Rajs, Suçek; Bouen, Pakueta, Benrahma; Antonio.
Trajner: D. Mojes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat