Të premten bashkohen tre lojtarë, i fundit vjen Asllani

Futboll

Të premten bashkohen tre lojtarë, i fundit vjen Asllani

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 17:37
Kombëtarja e Shqipërisë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka vijuar rregullisht punën me kuqezinjtë në kuadër të dy eliminatoreve të Europianit 2024, me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Në seancën stërvitore të kësaj të enjteje në dispozicion të brazilianit dhe bashkëpunëtorëve të tij ishin plot 22 futbollistë, ndërkohë që grupi do të kompletohet pas finales së Championsit (Kristjan Asllani është nën urdhrat e Inzaghit, tek Interi).

Jasir Asani, Taulant Seferi dhe Elseid Hysaj do t’i bashkohen bashkohen te premten skuadrës dhe kuptohet që i fundit që do të mbërrijë është mesfushori zikaltër, Kristjan Asllani.

Që kur është publikuar lista është mësuar së lojtarë të tillë si Armando Broja,  Marash Kumbulla dhe Ermir Lenjani mungojnë për shkak dëmtimi, ndërsa u lanë jashtë listës Jon Mersinaj e Lindon Selahi.

Gjithashtu e ka humbur grumbullim Klaus Gjasula, ndërsa Ivan Balliu është zëvendësuar po për arsye fizike nga Naser Aliji, që rikthehet pas disa vitesh te kuqezinjtë.

Për dy ndeshjet e radhës rikthehen gjithashtu Keidi Bare, Armando Sadiku, Ernest Muçi, Mario Mitaj dhe Adrian Bajrami.

22 futbollistët që ishin sot në dispozicion të Sylvinhos

Ylber Ramadani

Ernest Muçi

Armando Sadiku

Andi Hadroj

Armir Abrashi

Qazim Laçi

Adrian Bajrami

Anis Mehmeti

Frederik Veseli

Tomas Strakosha

Etrit Berisha

Elhan Kastrati

Simon Simoni

Enea Mihaj

myrto Uzuni

Berat Gjimshiti

Naser Aliji

Mario Mitaj

Nedim Bajrami

Keisi Bare

Sokol Cikalleshi

Ardian Ismajli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat