Tri arsye pse Milani dëshiron ta transferojë Pulisicin e Chelsea

Futboll

Tri arsye pse Milani dëshiron ta transferojë Pulisicin e Chelsea

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 18:32
Pamje nga një ndeshje

Bisedimet mes Milanit dhe Chelsea për Christian Pulisic janë duke vazhduar kurse La Gazzetta dello Sport thekson se ka tri arsye pse Kuqezinjtë dëshirojnë të nënshkruajnë me amerikanin

Milan po vazhdon me planet për sezonin e ri pas i ndau rrugët me Paolo Maldini dhe Frederic massara. Dyshja e kishin piketuar Pulisicin, i cili vazhdon të mbetet opsion për Kuqezinjtë para sezonit 2023/24.

Sulmuesi amerikan është duke vuajtur për minutazh të lojës këtë sezon dhe mund ta zhvillojë karrierën e tij në stadiumin Meazza.

Ai ka vetëm një vit kontratë me skuadrën nga Stamford Bridge dhe Kuqezinjtë kanë filluar bisedimet me Chelsea, shkruajnë mediat në Itali.

Sipas Gazzetta, ka tri arsye pse Milan dëshiron që të nënshkruajë me Pulisic.

E para, ata janë duke kërkuar një sulmues krahu të ri të djathtë, së paku për një vit. Pulisic do të shtonte kualitet në vijën e fundit të sulmit të Milanit, duke ju përshtatur kërkesës së Stefano Piolit.

E dyta, Pulisic është amerikan por ka edhe pasaport kroate, kështu që ai nuk do ta zë një vend për lojtar jashtë BE-së. E treta, duke qenë një futbollist kryesor për kombëtaren e SHBA, kalimi i tij në San Siruo do të hapte shtigje të reja për Kuqezinjtë për tregun amerikan, me pronarin e ri Gerry Cardinale që ka për qëllim zgjerimin e brendit të Milanit në fushë.

Sipas Gazzetta, Milan mbetet po ashtu për  Ruben Loftus-Cheek  të Chelsea por po ashtu ata janë duke kërkuar edhe Tommaso Baldanzi të Empolit dhe Ismaila Sarr të Watfordit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat