Skuadra angleze bën publike listën e lojtarëve për finalen ndaj Interit

Futboll

Skuadra angleze bën publike listën e lojtarëve për finalen ndaj Interit

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 19:05
Manchester City

Manchester City udhëton drejt Stambollit me përbërjen e plotë të ekipit për ndeshjen e finales së Ligës së Kampioneve ndaj Interit. Pep Guardiola ka në dispozicion të gjithë yjet e tij, pasi nuk ka mungesa për shkak dëmtimesh dhe kështu do të ketë shumë alternativa.

I vetmi futbollist që kishte lënë pak në mëdyshje trajnerin ishte Kajl Uoker, por edhe ky i fundit u kthye normalisht në stërvitje sot dhe raportohet se është në gjendje të mirë dhe do të jetë i gatshëm për duelin në fjalë.

Lista

Portierë: Ederson, Stefan Ortega, Skot Karson

Mbrojtës: Kajl Uoker, Ruben Dias, Xhon Stouns, Natan Ake, Ajmerik Laport, Serxhio Gomez, Manuel Akanzhi, Riko Ljuis.

Mesfushorë: Kalvin Filips, Ilkai Gyndogan, Rodri, Kevin De Bryjn, Maksimo Perrone, Kol Palmer

Sulmues: Erling Haland, Xhek Grilish, Hulian Alvarez, Bernardo Silva, Rijad Mahrez, Fil Foden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat