Ferizaj ndahet me trajnerin kroat

Futboll

Ferizaj ndahet me trajnerin kroat

Nga: K.G. Më: 8 qershor 2023 Në ora: 22:29
Andrej Panadiç e Lulzim Abazi

Klubi i futbollit Ferizaj zyrtarizon ndarjen me trajnerin kroat Andrej Panadiç.

Ferizaj siç dihet nga rënë nga elita e futbollit dhe do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës nga edicioni 2023-2024.

“FC Ferizaj njofton se ka ndarë rrugët me trajnerin kroat, Andrej Panadiç dhe zëvendësin e tij, Nikola Boroe. 
Panadiç ishte në krye të shtabit teknik tash e 7 muaj, ku në sezonin pranveror nën drejtimin e tij, skuadra arriti të mbledhë 28 pikë. 

Andrej ishte fjalë pak e punë shumë.

Një mentalitet i futbollit kroat, bazuar në kërkesën kryesore të tij,  përgjegjësi nga secili lojtarë në fushën e lojës.

E mori ekipin në një gjendje të vështirë, kur pak kush mund të besonte se do ta kapnim barazhin. Pavarësisht që misioni nuk përfundoi me sukses, Andrej Panadiç do mbetet pjesë e rëndësishme e historikut të klubit tonë.

FC Ferizaj e falenderon trajnerin Panadiç, për angazhimin dhe grintën e treguar, duke i dëshiruar shumë shëndet e suksese në rrugëtimin profesional. 

Padyshim se marrëdhëniet mes klubit dhe tani ish-trajnerit Panadiç janë të shkëlqyera dhe ku i dihet së ardhmës, ndoshta rrugët do të na bashkohen në ditë më të mira”, njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat