Sneijder për finalen e Stambollit: Mendoj se shkon në penallti

Futboll

Sneijder për finalen e Stambollit: Mendoj se shkon në penallti

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 16:01
Sneijder

Sneijder, ish-heroi i tripletës së famshme me Interin në sezonin 09/10, ka folur për “Tuttosport” duke analizuar ndeshjen e finales së Champions League mes Manchester City dhe Interit.

“Ndeshja do të përfundojë në barazim, mendoj 1-1.

Për mua do të shkojë në penallti.

Zikaltërit në këtë rast mund të kenë një avantazh të mirë. Interin nuk do ta shohim të sulmojë, por do të jetë City që do e bëjë dhe zikaltërit që do të jetë i organizuar mirë.

Nëse pjesa e parë mbaron me rezultatin 0-0, mendoj se Interi do të ketë më shumë shanse për të bërë diçka.

Gjithsesi, Manchester City është favorit për ta fituar, por shpresoj mos ta bëjë sepse padyshim unë jam me Interin”, është shrpehur ish-mesfushori holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat