Arsenal planifikon goditjen e dyfishtë në Serinë A

Futboll

Arsenal planifikon goditjen e dyfishtë në Serinë A

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 16:41
Arteta

Pas zhgënjimit për humbjen e luftës për titull në Premier League, drejtuesit e Arsenal-it janë gati të nxitojnë në merkato, për të sulmuar titullin në sezonin e ardhshëm.

Repartet që klubi londinez synon të forcojë janë mbrojtja dhe sulmi, të cilat kanë nevojë për goditje të rëndësishme. Në këtë drejtim, dy objektiva të rëndësishëm duket se tashmë janë identifikuar nga Topçinjtë.

Sipas calciomercato.it, londinezët kanë vënë në shënjestër Fikayo Tomori dhe Dushan Vlahovic. Duke pasur parasysh kontratën deri në vitin 2027 të mbrojtësit, Milani synon të kërkojë jo më pak se 50 milionë euro për ta lënë të lirë.

Do të ishte një humbje serioze për kuqezinjtë, të cilët do të duhet të gjenin një zëvendësues të përshtatshëm. Në fokus të Arsenalit ka përfunduar edhe Dusan Vlahovic, në kërkim të një sulmuesi të ri.

Qëndrimi i Allegrit në stolin e bardhezinjve mund ta shtyjë lojtarin të kërkojë transferimin, duke pasur parasysh marrëdhënien jo tamam idilike me trajnerin nga Livorno.

Duke pasur parasysh investimin e madh të bërë në dimrin e vitit 2022 për ta blerë atë nga Fiorentina, Juventus është i gatshëm të kërkojë nga 70 deri në 80 milionë euro për t’i dhënë dritën jeshile përfundimtare shitjes.

Për Topçinjtë do të ishte një goditje e dyfishtë prej 130/140 milionë euro, shifra të rëndësishme por padyshim të arritshme. Arteta është gati të bëhet serioz, me Allegrin dhe Piolin që tani po dridhen vërtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat