Ramadani largohet nga Ferizaj, shkon në Ballkan

Futboll

Ramadani largohet nga Ferizaj, shkon në Ballkan

Nga: K. G. Më: 10 qershor 2023 Në ora: 20:43
Ramush Ramadani

Futbollisti Ramush Ramadani largohet nga Ferizaj dhe ka nënshkruar me Ballkanin e Therandës.

Therandasit vazhdojnë me përforcime.

Synimet e kampionit janë që të përgatiten sa më mirë për edicionin e ri dhe për garat evropiane.

“Kualiteti i mesfushës tonë është pasuruar edhe me më shumë kreativitet e forcë. 

Familjes kampione i bashkohet futbollisti Ramush Ramadani, me të cilin klubi ka nënshkruar marrëveshje 3 - vjeçare. 

Lojtari i cili sezonin që shkoi, mbrojti ngjyrat e Ferizajt, është bashkuar menjëherë me grupin e skuadrës, në përgatitjet për kampanjën evropiane. 

Klubi i uron mirëseardhje Ramushit dhe shumë suksese të përbashkëta drejt synimeve tona”, njofton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat