Bah: Nuk kam dëgjuar për interesimin e Barcelonës

Futboll

Bah: Nuk kam dëgjuar për interesimin e Barcelonës

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 16:36
Alexander Bah

8 milionë pagoi Benfica gjatë verës së vitit të kaluar në arkat e Slavia Prague për të siguruar shërbimet e Alexander Bah.

Anësori i djathtë i kombëtares daneze, u përshtat menjëherë me “Shqiponjat e Lisbonës”, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion.

25-vjeçari po e shijon aventurën portugeze. Bah ndihet për mrekulli te Benfica, klub me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Performancat fantastike në “Da Luz”, kanë tërhequr vëmendjen e Barcelonës. Kampionët e Spanjës po përgatitin një ofertë për Bah.

Por, ky i fundit nuk ka ndërmend të largohet nga Benfica. Anësori i djathtë u pyet në lidhje me mundësinë e transferimit te katalanasit, teksa u shpreh:

“Nuk kam dëgjuar për interesimin e Barcelonës.

Ndoshta janë thjesht thashethemet e zakonshme që qarkullojnë gjatë merkatos. 

As unë nuk jam i fokusuar aspak te mundësia e kalimit te Barcelona. Jam çmendurisht i lumtur te Benfica”, u shpreh futbollisti me origjinë nga Gambia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat