Zyrtarizohet largimi i radhës nga Laçi

Futboll

Zyrtarizohet largimi i radhës nga Laçi

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 15:55
Laçi

Renato Ziko është lojtari i radhës që largohet nga Laçi. Anësori i majtë mbajti veshur fanellën bardhezi gjatë dy sezoneve të fundit.

25-vjeçari i lindur në Greqi, zhvilloi në total 79 ndeshje me kurbinasit.

Mes kampionatit, Kupës së Shqipërisë dhe Conference League.

“Dua të falënderoj klubin e Laçit, në veçanti presidentin Pashk Laska që më dha mundësinë të isha pjesë e këtij ekipi të madh dhe të konkurroja në nivele të larta.

Respekt maksimal për njerëzit në Laç, ata që punojnë dhe jetojnë atje. Ju uroj më të mirat dhe fat të mbarë nga thellësia e zemrës”, shkruan Ziko n “Instagram”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat