KF Besa që garon në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, sot ka prezantuar prurjen e re. Bëhet fjalë për mbrojtësin Radevski, futbollist 23-vjecar që ka ardhur nga skuadra e Detonit.
Ky është përforcimi i pestë që ka sjell Besa, pas Sadikiut, Alimit, Borjas dhe Hamzës.
Besa ka vazhduar kontratën edhe me trajnerin Tanevski.
"Reparti i mbrojtjes përforcohet edhe me Jovica Radevskin.
Kemi arritur marëveshje me futbollistin 23 vjecar, Jovica Radevski i cili vjen nga skuadra e Detonit.
Radevski transferimi më i ri i klubit poashtu ishte pjesë e Makedonija Gj.P, Kadino, Sasa", njofton FC Besa.