Ter Stegen: Jam portier më i mirë tani

Futboll

Ter Stegen: Jam portier më i mirë tani

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 17:17
Ter Stegen

Portieri i Barcelonës, Mark-Andre Ter Stegen, dha një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”, në të cilën ai shqyrtoi disa nga çështjet kryesore për Barçën dhe sezonin e tij të mrekullueshëm në nivel individual.

Në moshën 31-vjeçare, ai ka qenë portieri më i mirë në ligat europiane.

“Kam qenë i qëndrueshëm gjatë gjithë vitit dhe në një nivel të lartë.

Nuk mbaj mend një gabim serioz apo të rëndësishëm.

Kjo më jep një qetësi të madhe mendore, sepse kjo është pikërisht ajo që dua të përcjell, në Barcelonë dhe në ekipin kombëtar. Seriozisht, ndihem një portier më i mirë tani sesa në moshën 25 ose 28 vjeç”, tha Ter Shtegen.

Në intervistën e tij, portieri gjerman ka folur edhe për shiritin e kapitenit dhe rëndësinë që ai përcjell.

“Ndihem i lumtur kur lojtarët vijnë për të diskutuar gjërat me mua. Kështu e shoh rolin tim në skuadër, por nuk më duhet domosdoshmërisht shiriti i kapitenit për këtë, gjithsesi marr përgjegjësinë që më takon”, tha portieri i kombëtares gjermane dhe Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat