Jurgen Klopp do të qëndrojë te Liverpool

Futboll

Jurgen Klopp do të qëndrojë te Liverpool

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:22
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp do të qëndrojë te Liverpool!

Dy humbjet e njëpasnjëshme në miqësore fillimisht ndaj Polonisë, 0 me 1 e më pas ndaj Kolumbisë me rezultatin 0 me 2 kanë tronditur jo pak Kombëtaren gjermane, me Federatën që po mendon për zëvendësimin e teknikut Hansi Flick.

Fillimisht u aludua në media se pasardhësi i Flick në krye të “pancerave” gjermanë do të jetë, tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp, mirëpo agjenti i tij, Mark Kosicke ka folur ditën e sotme mbi këtë situatë, teksa është shprehur se tekniku gjerman nuk do të lëvizë nga stoli i “të kuqve”.

“Jurgen ka një kontratë afatgjatë me Liverpool dhe Kombëtarja gjermane tashmë ka një trajner, kështu që është nuk është problem për ne”,- u shpreh Kosicke në fjalën e tij, duke shprehur kështu qartazi dëshirën e Klopp për të vazhduar te “të kuqtë” e Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat