Gundogan, telefonata e lamtumirës për Guardiolën

Futboll

Gundogan, telefonata e lamtumirës për Guardiolën

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 13:27
Gundogan

Ai i tha lamtumirë Manchester City-t duke u bërë zyrtarisht futbollist i Barcelonës.

E kemi fjalën për Ilkay Gundogan i cili ka rrëfyer për Daily Mail edhe disa anekdota të ndodhura në këto ditë pas transferimit.

Në veçanti, gjermani u ndal në një telefonatë që i bëri Guardiolës, menaxherit të Qytetarëve, për ta informuar për lamtumirën.

"Ishte një nga telefonatat më të vështira që më është dashur të bëj.

Gjithçka që mund të bëja ishte faleminderit. Jo vetëm për këtë sezon dhe të gjithë trofetë, por për mbërritjen time në Manchester”, tha mesfushori.

“Nuk do ta harroj kurrë kur dëmtova gjurin në fund të sezonit me Borussia Dortmund (në vitin 2016) dhe duhej të bëja një operacion, kisha frikë se City nuk më donte më. Pep më thirri në telefon dhe më tha: po të presim, pavarësisht se sa kohë do të duhej për t'u rikuperuar.

Ndoshta ai shpresonte që ne do të largoheshim së bashku, pasi mbërritëm, por unë e di se ai e kupton vendimin tim. Jam i sigurt se kalimi im në klubin e tij më ndihmon", shtoi Gundogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat