Arabia Saudite gjen trajner

Futboll

Arabia Saudite gjen trajner

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 22:24
Jorge Jesus

Federata e Arabisë Saudite po përgatitet të zyrtarizojë marrëveshjen me trajnerin portugez, Jorge Jesus, i cili mësohet se do të firmosë për tre vjet, pra deri në finalet e Botërorit 2026, që do të zhvillohet në Meksikë, SHBA dhe Kanada.

68-vjeçari do të bëhet trajneri portugez më i paguar në planet.

Oferta saudite për ish-trajnerin e Fenerbahçes është 10 milionë euro në vit, duke tejkaluar, me një diferencë të madhe shumën 6.5 milionë euro në vit që Hansi Flick fiton në kombëtaren gjermane.

Jorge Jesus konsiderohej kandidat për të drejtuar Brazilin, por e ardhmja e ish-trajnerit të Benficas do të kalojë sërish në futbollin arab, pas një periudhe në Al-Hilal, midis korrikut 2018 dhe janarit 2019.

Arabia Saudite, siç shihet tashmë nga ajo që po ndodh në klube, është duke nënshkruar me emra të mëdhenj, të cilëve u ka siguruar kontrata të majme.

Ndeshjet kualifikuese aziatike për Kupën e Botës 2026 fillojnë tetorin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat