Rennes gati dy goditje

Futboll

Rennes gati dy goditje

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 23:07
Blas

Rennes ka nisur punën për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të medieve franceze, Rennes është gati të investojë për afrimin e Enzo Le Fee, lojtar i Lorientit, i cili aktualisht është i grumbulluar me Francën U-21 për Kampionatin Europian.

Negociatat praktikisht janë mbyllur dhe transferimi do t’i kushtojë Rennes rreth 25 milionë euro.

Pas Le Fee, lojtari i dytë në listë është Ludovic Blas i Nantes, me të cilin po ashtu po negociohet për transferimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat