Gati firma me mesfushorin 21-vjeçar

Futboll

Gati firma me mesfushorin 21-vjeçar

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 14:49
Lazas Samarxhiq

Interi heq dorë nga Frattesi, gati firma me mesfushorin 21-vjeçar Samarxhiq

Davide Frattesi shndërrohet në planin B. Interi ndryshon objektiv dhe hidhet në sulm për të marrë mesfushorin 21-vjeçar serb Lazas Samarxhiq.

Ky i fundit është pjesë e Udineses prej dy sezonesh dhe numëron një total prej 7 golash të shënuar në 63 ndeshje të luajtura.

Mesfushori i talentuar shihet si profili i duhur jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen, dhe për më tepër, ka një vlerë kartoni prej rreth 17-18 milionë eurosh, aq sa zikaltrit morën nga shitja e Brozovic.

Sa i përket Frattesit, Interi nuk ka hequr dorë, madje ka bërë edhe një ofertë prej 23 milionë eurosh, plus kartonin e Mulattierit, i cili vlerësohet 8 milionë euro.

Megjithatë Sassuolo kërkon shumë më tepër për mesfushorin italian, ndaj zikaltrit janë tërhequr, në pritje që emilianët të ulin pretendimet. Ndërkohë nga kjo situatë mund të përfitojë Milani, që paraditen e të martës ka pasur një takim zyrtar me drejteusti e Sassuolos, ku është folur vetëm për transferimin e mesfushorit në anën kuqezi të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat