Prandelli kritikon futbollin italian

Futboll

Prandelli kritikon futbollin italian

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 14:56
Cesare Prandelli

Cesare Prandelli është larguar prej disa vitesh nga futbolli.

Pas përvojës së tij të fundit në vitin 2021 në stolin e Fiorentina-s, ish-trajneri vendosi marsin e kaluar të ndryshojë jetën e tij. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se muajt e fundit ai nuk ka vazhduar të ndjekë me vëmendje atë që po ndodhte në botën e futbollit.

I intervistuar për Gazzetta dello Sport, ish-trajneri i kombëtares italiane ka folur në 360° duke prekur tema të ndryshme. Nga gjendja e futbollit italian te lëvizjet në merkato nga Arabia Saudite.

Prandelli ka shprehur gjykime që sigurisht do të shkaktojnë diskutime, sidomos në Itali. Pa kursyer disa provokime, ai ka dhënë edhe disa zgjidhje të mundshme në një moment që për futbollin italian sigurisht nuk është më i miri, sidomos në nivel kombëtar, duke pasur parasysh edhe disfatën e fundit të ekipit U21.

“Kur isha trajner i kombëtares, kishte shumë më tepër pjesëmarrje”, ka thënë Prandelli.

“Bluja i bashkoi të gjithë. Megjithatë, tani mendojmë vetëm për klubin”.

Një situatë që për Prandellin ka një shpjegim të mundshëm të diktuar nga mosmarrëveshjet që përfshin drejtuesit e futbollit italian:

“Lega dhe FIGC janë si mami dhe babi. Nëse shkojnë mirë, dërgohet një mesazh pozitiv. Përndryshe është e natyrshme që më pas të ndodhë që të mendosh për klubin tënd. Pastaj, në rast se fitorja vjen, atëherë të gjithë ngjiten në karron e fituesit”.

Futbolli italian nuk gjeneron më talent. Këtë e ka vënë re edhe Cesare Prandelli, i cili qoftë edhe në mënyrë drastike dhe provokuese, tenton të japë një zgjidhje: “Do të hiqja taktikën deri në moshën 15 vjeç!”.

Opinioni i një trajneri që sheh në futbollin italian të fiksuar pas taktikave në kurriz të teknikës. “Është e rëndësishme, por sigurisht që nuk mjafton”, ka komentuar ish-trajneri.

Në fund, një koment për merkaton e Arabisë Saudite: “Ata nuk kanë të ardhme! Sigurisht, merkato do të ndryshojë për 4-5 vjet, por pastaj çfarë? Ata nuk mund të marrin një Ronaldo dhe një Benzema çdo vit”.

Për Prandelli-n situata me Arabinë Saudite është e qartë. Po, ka shumë para në lojë që ndikojnë në një masë të madhe në merkato, por ai i kampionatit saudit është një flluskë e destinuar të shpërthejë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat