​Morina: Për Kosovën, kudo që më kërkohet, jam aty

Futboll

​Morina: Për Kosovën, kudo që më kërkohet, jam aty

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 14:56
Arbnor Morina

Arbnor Morina është njëri nga emrat që po lakohet së fundmi për te qenë pjesë e stafi të trajnerëve të Kombëtares së Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk e ka caktuar trajnerin e ri pas shkarkimit të Alain Giresse, por raportohet se një vendim do të merret së shpejti.

Disa emra janë përmendur deri më tani për të marrë drejtimin e “Dardanëve”, por nuk ka edhe më tutje asgjë të konfirmuar.

Por, në mesin e emrave që mund të përfshihen si pjesë e stafit të ri të trajnerëve, është përmendur edhe Arbnor Morina, i cili është ne krye të kombëtares U17.

Për KosovaPress, Morina ka thënë se është gati për ta ndihmuar Kosovën kudo dhe kurdo që është nevoja.

“Unë jam gjithqysh pjesë e U17 dhe i punësuar në FFK dhe nëse mendohet se mund të ndihmoj, unë jam aty.”, ka thënë Morina.

Ndryshe, shkarkimi i Giresses erdhi pas rezultateve tejet të dobëta të Kosovës në kualifikimet për Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat