Barcelona “rrëmben” një tjetër talent

Futboll

Barcelona “rrëmben” një tjetër talent

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 20:43
Vitor Roque

Teksa pritej një merkato e qetë nga “katalanasit”, Barcelona ka arritur të mbyllë ditën e sotme, marrëveshjen e dytë për këtë merkato vere, teksa ka mbyllur marrëveshjen me brazilianët e Atletico Paranaense për transferimin e talentit të sulmit, Vitor Roque.

Sipas raportimeve më të fundit, nga mediat spanjolle, klubi brazilian do të përfitojë 45 milionë euro, të ndara në formulën 35 bazë plus 10 milionë të tjera bonus, ndërsa talenti 18-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë 6-vjeçare, me një klauzolë prej 1 miliardë eurosh.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi klubi brazilian mund të ketë përifitime të tjera nëse braziliani kthehet në një “yll” të vërtetë, teksa do të përiftojë një tjetër bonus, nëse Roque arrin në “top 3” të “Topit të Artë” ose arrin ta fitojë trofeun prestigjioz.

Ndërkaq, kujtjomë se sezonin e fundit me Atletico Paranaense, 18-vjeçari, Vitor Roque ka arritur të shënojë plot 15 gola e të dhurojë 5 të tjerë, në 29 përballjet e zhvilluara përgjatë gjithë kompeticioneve..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat