​E konfirmon drejtori i Sassuolos: Frattesi është i Interit

Futboll

​E konfirmon drejtori i Sassuolos: Frattesi është i Interit

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 15:50
Frattesi

Drejtori i Sassuolo-s, Giovanni Carnevali ka konfirmuar se Davide Frattesi ka nënshkruar me Interin .

Duke folur për mediat italiane të mërkurën, ai konfirmoi se kalimi i Frattesit në Inter është një punë e përfunduar.

"U bë, u bë, ai nënshkroi pak kohë më parë," tha Carnevali.

“Nerazzurrët” do të kompletojnë nënshkrimin e tij në një marrëveshje huazimi me një detyrim të blerjes për 25 milionë euro dhe sulmuesin 22-vjeçar Samuele Mulattieri të përfshirë në marrëveshje. Ai është vlerësuar me 8 milionë euro.

Në garë për shërbimet e mesfushorit italian ishin edhe Milani dhe Roma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat