Albertini: Leao duhet të bëhet Michael Jordan i “kuqezinjëve”

Futboll

Albertini: Leao duhet të bëhet Michael Jordan i “kuqezinjëve”

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 23:43
Rafael Leao

Rafael Leao është një prej elementëve më të rëndësishëm në organikën e Milan dhe trajnerit Pioli, ndërsa me largimet e Ibrahimovic, Tonali apo edhe Diaz, përgjegjësia për portugezin rritet ndjeshëm.

Së fundmi, për talentin e “kuqezinjëve” ka folur edhe ish-lojtari i  shtatë herë kampionëve të Europës, Demetrio Albertini, i cili thekson se Leao duhet të bëhet si Michael Jordan.

“Leao duhet të kuptojë se tashmë është një lider te Milan.

Ai duhet të bëhet Michael Jordan, i cili godet në sekondën e fundit dhe jam i sigurt se ai nuk do t’i shmanget kësaj, pasi Rafa i di mjaft mirë se e presin sfida shumë të mëdha”- tha fillimisht Albertini, i cili më pas u ndal edhe te objektivi i klubit, amerikani Christian Pulisic.

“Është një element që i përshtatet kësaj skuadre. Pulisic është një lojtar me vlera të padiskutueshme.

Ka shumë motive përse ai duhet të vij te Milan, fillimisht këtu ai mund të ndihet protagonist dhe do të gjejë më pak konkurrencë sesa te Chelsea.

Më pas mund të provojë të ndjek hapat e Tomorit dhe Giroud që gjithashtu erdhën nga Londra. Shpresoj që ai të vishet “kuqezi” dhe mbi të gjitha që klubi të lëviz shpejt në merkato”- përfundoi Albertini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat