Frattesi: Pres me padurim të bëj një gjë

Futboll

Frattesi: Pres me padurim të bëj një gjë

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 14:47
Frattesi

Davide Frattesi është një lojtar i ri i Inter-it: mesfushori italian është rrëfyer në një intervistë ekskluvize për Inter TV, ku ka shfaqur gjithë vendosmërinë e tij për fillimin e kësj aventure të re.

– Pse zgjodhe Inter-in?

“Mjafton të shikosh përreth për të kuptuar rëndësinë e këtij klubi. Ka nisur gjithçka një vit e gjysmë më parë, kur kam luajtur kundër Inter-it dhe kam mbetur me të vërtetë i befasuar nga stadiumi dhe tifozët. Për mua është një faktor shumë i rëndësishëm, për këtë arsye nuk jam menduar gjatë kur më është dhënë mundësia”.

– Çfarë pret nga kjo eksperiencë dhe çfarë mendon se  mund t’i japësh Inter-it?

“Sigurisht shpresoj të fitoj ndodnjë trofe. Unë do të jap maksimumin dhe shpresoj të shënoj ndonjë gol”.

– Ndeshja e parë e kampionatit do të jetë në San Siro kundër Monza-s, një skuadër me të cilën ke luajtur.

“Është një skuadër ku kam lënë zemrën dhe ku kam shumë miq: do të jetë sigurisht një emocion i dyfishtë shumë i rëndësishëm për mua”.

– Çfarë efekti të bën të luash në një stadium si San Siro?

“Ishte i vështirë si kundërshtar, por si futbollist i Inter-it do të jetë një shtysë më shumë. Pres me padurim që të shënoj një gol dhe të festoj para tifozëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat