Kush është meksikani që iu bashkua Llapit?

Futboll

Kush është meksikani që iu bashkua Llapit?

Nga: K. G. Më: 8 korrik 2023 Në ora: 15:02
Jose Cobian e Mentor Zhdrella

Jose Cobian nuk është një emër i panjohur sidomos në futbollin meksikan.

Ardhja e tij në Llapin e Podujevës është një përforcim i madh në repartin e sulmit. 

Kush është meksikani?

“Pas disa ditësh negociata, kemi arritur të nënshkruajmë kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me sulmuesin e krahut të majtë, Jose Cobian.

Meksikani 24-vjeçar është analizuar me shumë kujdes nga stafi teknik dhe është vlerësuar si i domosdoshëm për ekipin tonë këtë edicion për t’i dhënë kualitet fazës ofensive dhe për të rritur edhe më shumë vlerën e ekipit.
Gjatë karrierës së tij është paraqitur për skuadrat meksikane si: Club Necaxa, Pumas Tabasco, Alacranes de Durango dhe Mineros de Zacatecas, ndërsa aventura në klubin tonë do të jetë e para për të jashtë vendlindjes së tij.

Cobián i lindur në Cihuatlán të Meksikës, sot në prezencë të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, ka firmosur kontratën dhe do bashkohet me grupin menjëherë në përgatitje për edicionin e ri.

Pas bashkëpunimit të Drejtorit Sportiv me stafin teknik janë transferuar vetëm ata futbollistë që do jenë të denjë dhe me cilësi për t’i mbrojtur ngjyrat e Llapit këtë edicion dhe edicionet vijuese, e njëri nga ta është edhe Cobian, cilësitë e të cilit do i tregoj më së miri fusha e blertë”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat