Borussia Dortmund zgjedh kapitenin e ri?

Futboll

Borussia Dortmund zgjedh kapitenin e ri?

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 23:19
Mats Hummels

Pasi Marco Reus ka vendosur të largohet nga posti i kapitenit të Borussia Dortmundit, tani klubi po mendon se kë do të emërojë shiritin e ri.

Opsioni logjik është Mats Hummels, veteran i skuadrës, por ka mundësi që në fund të vendoset për të nisur një cikël të ri dhe për t’i besuar dikujt më të ri.

Për shembull, sulmuesi Julian Brandt ose portieri Gregor Kobel.

Sezonin e kaluar, klubi i Dortmundit, kujtojmë, humbi në mënyrën më të pabesueshme titullin kampion në Bundesligë, duke mos arritur të fitojë në javën e fundit të kampionatit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat