Zyrtare: Pulisic, lojtar i Milanit

Futboll

Zyrtare: Pulisic, lojtar i Milanit

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 20:16
Christian Pulisic



Tanimë është zyrtare që Christian Pulisic është lojtari më i ri i Milanit.

Përmes një komunikate zyrtare, Milani e ka konfirmuar transferimin e Pulisic nga skuadra e Chelseat.

Pulisic ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me “Rossonerët”, e cila do ta mbajë në “San Siro” deri në muajin qershor të vitit 2027.

Po ashtu, ylli amerikan do të përfitojë katër milionë euro në sezon me gjigantin italian.

Milani do t’i paguajë 20 milionë euro Chelseat për Pulisic. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat