Besa nënshkroi edhe me Mecinoviçin

Futboll

Besa nënshkroi edhe me Mecinoviçin

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 14:38
Mecinoviç - majtas

KF Besa nuk ndalet së së përforcuari në afatin kalimtar të verës.

Emri i fundit i klubit nga Dobërdolli është mbrojtësi me përvojë Jasmin Mecinoviç, i cili ka firmosur kontratë njëvjeçare.

Ai erdhi nga skuadra kosovare e Ferizajt.

Mbrojtësi 32-vjeçar ka luajtur edhe për Struga Trim Lum, Renova, Makedonija Gjorçe Petrov, Horizont Turnovo dhe Pelister, pastaj klube nga Moldavia, Norvegjia, Hungaria, Armenia, Indonezia, Singapori, Bangladeshi, Irani dhe Mali i Zi.

Mecinoviq vjen te Besa si përforcimi i shtatë, pasi ky klub paraprakisht kishte angazhuar Tofiloski, Dragarski, Emini, Borha, Alimi, Sadiki, ndërsa edhe trajneri Tanevski e vazhdoi kontratën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat