Të premten debutimi i Messi dhe Busquets me Inter Miami

Futboll

Të premten debutimi i Messi dhe Busquets me Inter Miami

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 13:16
Messi

Leo Messi me mikun e tij Sergio Busquets në krah, po përgatiten për debutimin në fushë me fanellën e Inter Miami.

E gjithë tifozeria e klubit të David Beckham është e emocionuar pasi në skuadrën e tyre do të shohin dy yje të futbollit botërorë të debutojnë.

Siç raportohet, mbrëmjen e së premtes më datë 21 korrik, argjentinasi do të mund të përballet me Cruz Azul, në Kupën e Unifikuar të Ligës së SHBA-së dhe Meksikës.

Megjithatë, Tata Martino nuk e ka sqaruar nëse do të debutojnë apo do të luajnë disa minuta.

“Nga ajo që kam parë deri më tani, ata janë në gjendje të luajnë dhe është e mundur që të premten të jenë atje”, tha Martino për “ESPN”. “Ne do të duhet ta marrim atë vendim nesër, por ashtu siç e shoh unë, Messi dhe Busquets mund të luajnë.".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat