Mane ndryshon mendje, joshet nga paratë e Arabisë Saudite

Futboll

Mane ndryshon mendje, joshet nga paratë e Arabisë Saudite

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 11:36
Sadio Mane

Sadio Mane si duket e ka ndryshuar mendjen sa i përket largimit nga Bayern Munichu.

Ish-ylli i Liverpoolit vazhdimisht e bënte të qartë se dëshiron vetëm qëndrimin te Bayerni dhe se do të luftojë për pozitën e titullarit.

Por, tani si duket gjërat kanë ndryshuar, dhe gazetari i njohur, Fabrizio Romano bën të ditur se Mane ka pranuar që të konsiderojë transferimin në Arabinë Saudite.

Mane gjithmonë ka dëshiruar të qëndrojë te Bayerni dhe t’i jepet një shans i ri, por Bayerni nuk e do këtë gjë dhe po synon ta shesë senegalezin.

Sadio si duket i ka dhënë dritën e gjelbër lëvizjes në ligën saudite. Skuadra e Cristiano Ronaldos, Al Nassri veçse ka filluar kontaktet me Manen dhe po e kërkon me çdo kusht që ta sjell atë në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat