Sulmuesi senegalez fillon negociatat

Futboll

Sulmuesi senegalez fillon negociatat

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 16:34
Sadio Mane

Bayern Munich dhe Sadio Mane janë gjithnjë e më afër “divorcit’.

Senegalezi sipas medieve të huaja, karrierën do ta vazhdojë në Arabinë Saudite.

Në mesin e disa yjeve të futbollit botëror që tashmë kanë zbritur në tokën saudite, rrugën e tyre duket se do ta ndjek edhe Mane.

Sulmuesi senegalez siç raportohet, ka nisur negociatat me klubin nga Arabia Saudite, Al Nassr, skuadër në të cilën luajnë edhe Cristiano Ronaldo dhe Marcelo Brozovic.

Ish-futbollisti i Liverpoolit, mësohet se pëlqen transferimin në Arabinë Saudite.

Marrëveshja mes Al Nassr dhe senegalezit thuhet se mund të arrihet brenda pak ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat