Lukakun e refuzon Lautaro dhe pjesa tjetër e skuadrës së Inter

Futboll

Lukakun e refuzon Lautaro dhe pjesa tjetër e skuadrës së Inter

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 13:49
Lukaku

Romelu Lukaku ka mbetur i vetëm në kryqëzim. U duk se belgu ishte pranë transferimit te Juventus, madje për t’u bashkuar me bardhezinjtë tradhtoi edhe Interin duke harruar deklaratat e dashurisë për klubin zikaltër.

Para disa ditëve, sulmuesi nuk i përgjigjej në telefon miqve të tij te Inter, por tashmë që Juventus e ka zbehur interesin për Lukakun, 30-vjeçari po provon të afrohet me zikaltërit.

Por, këtë herë ata që nuk përgjigjen në telefon janë njerëzit e Inter, presidenti Zhang, por edhe ish-shokët e Lukakut janë kundër rikthimit të sulmuesit. Madje, ai që udhëheq dhomat e zhveshjes kundër rikthimit të belgut është Lautaro Martinez.

Argjentinasi ishte një mik i ngushtë i Lukakut, por tashmë situata është përmbysur dhe Lautaro është zhgënjyer tejmase nga sjellja e belgut, aq sa nuk ka më vend për një pajtim. Lukaku dhe Inter nuk mund të bashkohen sërish, e duket se e vetmja paqe për lojtarin është një transferim në Arabinë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat