West Ham gati 28 milionë euro për “yllin” anglez

Futboll

West Ham gati 28 milionë euro për “yllin” anglez

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 20:34
James Ward-Prowse

Pavarësisht se kishin një skuadër të fortë në çdo repart, “shenjtorët” e Southampton, nuk arritën dot të siguronin mbijetesën në Premier League, sezonin e shkuar dhe tashmë ndodhen në Championship ose e përkthyer ndryshe kategoria e dytë e futbollit në Angli.

Për këtë arsye, shumë lojtarë të Southampton janë në qendrën e vëmendjes të shumë ekipeve në Premier League, por dhe në kampionate të tjera të rëndësishsme të Evropës, si La Liga, Serie A e Ligue 1.

Mirëpo, tani do të diskutojmë për kapitenin e “shenjtorëve”, 28-vjeçarin e mesfushës të specializuar në goditjet e dënimit, James Ward-Prowse, interesim për të cilin kanë shfaqur shumë klube të Premier League, ku më të fundit janë “çekiçët” e West Ham.

Këta të fundit kanë bërë dhe ofertën e parë zytare drejtuar Southampton prej 28 milionë eurosh dhe tanimë mbetet gjithçka në dorën e klubit dhe të lojtarit për të vendosur nëse do të kalojë te rivalët e tij apo do t’i qëndrojë besnik “shenjtorëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat