Inzaghi provon në sulm dyshen e re

Futboll

Inzaghi provon në sulm dyshen e re

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 11:38
Pamje nga një ndeshje

Prej disa ditësh Interi ka nisur fazën përgatitore në Osaka të Japonisë, aty ku edhe do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Al Nasr dhe ndaj PSG-së.

Në këto dy takime, Inzagi do të ketë mundësi që të shohë më mirë gjendjen e skuadrës si edhe afrimet e reja të merkatos së verës.

Për këtë, mediat italiane raportojnë se trajneri po provon skema të ndryshme dhe i pandryshuar mbetet vetëm sulmi. Në dy ndeshjet miqësore, Inzagi pritet që t’i besojë Lautaro Martinezit dhe sulmuesit të ardhur këtë verë, Markus Turam. Sezonin e ri, pritet që dy lojtarët të udhëheqin sulmin e Interit dhe gjuithçka do të nisë nga këto miqësore.

Gjithashtu, do të jetë e rëndësishme për stafin teknik si edhe drejtuesit për të parë nëse duhet një tjetër sulmues apo jo. Duke ditur tashmë që Lukaku nuk do të rikthehet në Milano, Interi ka mbetur vetëm me Korrean si alternativë por ai nuk bind dhe ditët në vijim do të shihet se çfarë do të bëjnë zikaltërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat