Roma nis ofensivën për sulmuesin anglez

Futboll

Roma nis ofensivën për sulmuesin anglez

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 15:09
Ancelotti e Mourinho

Roma e Jose Mourinhos kërkon përforcime në repartin e sulmit, sidomos pas dëmtimit të Tammy Abraham. Objektivi i klubit kryeqytetas është Dominic Calvert-Lewin i Evertonit. Corriere Dello Sport raporton se klubi italian është gati të bëjë një ofertë për 26-vjeçarin, i cili ka kaluar 2 sezone të vështira në “Goodison Park”.

Sulmuesi anglez, cili shënoi 21 gola në kohën që ekipi nga Liverpooli drejtohej nga Carlo Ancelotti, është një alternativë e mirë për Romën. Shtatlartësia e Calvert-Lewin mund të jetë një armë e fortë për taktikat e Jose Mourinhos.

26-vjeçari, i cili është përballur me probleme fizike në vitet e fundit, do të gjente veten në Itali nën urdhrat e “Special One”. Dy klubet mund të bien dakord për transferimin e sulmuesit në “Olimpico” me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje. Opsion që preferon më shumë Roma.

Me Andrea Bellotin i cili ka zhgënjyer totalisht sezonin e fundit, ku në 31 paraqitje nuk ka arritur të shënojë asnjë gol, Roma ka nevojë urgjente për një sulmues. Dhe Calvert-Lewin do të ishte zgjidhja.

Me Andrea Belottin që ka zhgënjyer totalisht sezonin e fundit, ku në 31 paraqitje nuk ka arritur të shënojë asnjë gol, Roma ka nevojë urgjente për një sulmues. Dhe Calvert-Lewin do të ishte zgjidhja e duhur para Gianluca Scamacca-s së West Hamit, pasi sulmuesi italian kushton sa dyfishi i anglezit.

Gjithashtu, lojtari i Evertonit, autor i 11 ndeshjeve dhe 4 golave me kombëtaren ishullore, kushton edhe më pak se Morata. I cili më herët ka qenë një objektiv i kryeqytetasve. Kjo shtyn drejtuesit e Romës të hidhen në sulm për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat